E martë, 6 Tetor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Ish gjyqtari i dënuar për vjedhje në Itali, Admir Thanza rrezikon burgun në Shqipëri

Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza rrezikon të dërgohet në gjykatë si i pandehur nen akuzën e falsifikimit të formularit të dekriminalizimit.

 

Reklamë

Pak ditë më parë, autoritetet italiane, me një përgjigjje dërguar prokurorisë së Tiranës, konfirmuan zyrtarisht dënimin e tij në shtetin fqinj.

 

Në qershor të 1999, ai është dënuar me 40 ditë burg si dhe me 100 mijë lira gjobë, për vjedhje në bashkëpunim.

 

Këtë fakt, Thanza nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

 

Dënimi i tij në Itali u bë publik nga operacioni nderkombetar i monitorimit, kur Thanza iu nënshtrua procesit të vetingut, i cili pasoi me shkarkimin e tij nga detyra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë