E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ish-deputeti Myslim Murrizi del nga SPAK: Isha për një kallëzim që kam bërë vetë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi është paraqitur në SPAK ditën e sotme.

Në dalje, Murrizi ka thënë se ishte për një kallzim që kam bërë vetë.

Reklamë

“Nuk i njoh këta të ndërmarrjes së SPAK si emra. Hyra me duar në xhepa, për materiale shtesë janë këta që vijnë me dosje. Unë për fatin e keq mbaj mend shumë nuk kam nevojë për letra.

Qëndrimet publike nuk ka SPAK që mi ndalon mua. Qëndrime publike e politike do vazhdoj të bëj prapë, ato që di unë.

Reklamë

Isha thirrur si një nga 3 milionë e 800 mijë votuesit dhe si një nga 5 milionë shqiptarët.

Çudi që të shkojnë të gjithë nuk është, e mbani mend Krajën kur thirri të gjithë fshatin? Ka korrur apo s’ka korrur me autokombajnë?

Një fshat e mbaroi Kraja, avash avash do mbarojë edhe fshati tjetër.”, deklaroi gjithashtu Murrizi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë