Ish-deputeti demokrat, Endri Hasa e ka akuzuar kryeministrin Rama se është frikacakë dhe se lëviz nëpër rrugët e vendit me antiplumb.

 

Në një postim në “Facebook”, Hasa duke u ndalur tek vizita e kryeministrit në Elbasan, shprehet se ai nuk ka asnjë projekt veç atij të forcimit të bandave e blerjes së votave.

 

Sakaq, ai ka lëshuar një mesash edhe për forcat e policisë që u përplasën me protestuesit në rrethrrotullimin e Bradasheshit.

 

“Edi Rama tregoi sot ne Elbasan se çfare eshte ne te vertete, nje kryeminister ilegjitim dhe frikacak, qe leviz neper rruget e vendit me antiplumb, i rrethuar nga qindra forca policore me dhe pa skafandra. Nje kryeminister qe sillet si pushtues, i braktisur nga qytetaret e Elbasanit, i pafuqishem per te ndalur vullnetin e qytetareve per zgjedhje te lira e te ndershme. Alternativa e tij e vetme eshte dhuna kunder qytetareve dhe sulmi kunder PD. Edi Rama nuk ka asnje projekt per zhvillimin e Elbasanit, nuk ka asnje projekt per hapjen e vendeve te punes me Elbasan, nuk ka asnje projekt per ndertimin e shkollave te reja ne Elbasan apo permiresimin e cilesise se mesimit. Projekti i tij i vetem eshte te forcoje bandat e veta, t’i perdore per te blere voten e qytetareve, te ndaje me to pasurite e Elbasanit dhe te Shqiperise. Ndersa, per policet mjerane, qe sillen si bandite per t’i hapur rrugen autobuseve me mbushesit e karrigeve te Edi Rames, kam nje mesazh: Do te mbani shume shpejt pergjegjesi. Qytetaret nuk i harrojne dhunuesit e tyre!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *