Ish-avokati personal i Presidentit Donald Trump, Michael Cohen, ka pranuar se ka bërë deklarime të rreme në lidhje me hetimet mbi rolin e Rusisë në zgjedhjet amerikane të 2016s.

 

Këtë të enjte Cohen është vetëdeklarua fajtor në gjykatën federale të Manhatan-it mbi akuzën për pohime të rreme në Kongres gjatë hetimeve që po zhvillonin ligjvënësit lidhur me një bashkëpunim të mundshëm të fshehtë mes njerëzve të fushatës së zotit Trump dhe Rusisë për të ndikuar tek zgjedhjet amerikane.

 

Gjatë seancës dëgjimore në gjykatë ish-avokati i Trump, ka thënë se kishte paraqitur një deklaratë të rreme lidhur me një projekt në fushën e pasurive të paluajtshme të organizatës Trump në Moskë. Në muajin gusht, zoti Cohen pranoi fajin për shkelje financiare të lidhura me fushatën, evazion fiskal dhe mashtrime bankare në një çështje të sjellë për gjykim nga prokurorët federalë të Nju Jork-ut.

 

Pranimi i fajësisë mund të sinjalizojë se Cohen shpreson të marrë një dënim më të lehtë lidhur me akuzat, në këmbim të vazhdimit të bashkëpunimit me hetimin që po zhvillon zyra e zotit Mueller.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *