Ish-ambasadori i SHBA në Kosovë, Philipp Kosnett ka reaguar ashpër ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas zgjedhjes së këtij të fundit për të qëndruar krah Rusisë në luftën ndaj Ukrainës.
Madje, ai e cilësoi sjelljen e Vuçiç jo të një udhëheqësi, por burracaku.
“Duket se Vuçiçi ka zgjedhur Putinin në vend të Perëndimit – ndërsa pretendon se duart e tij janë të lidhura nga opinioni publik dhe fshihet pas Kishës. Kjo nuk është udhëheqje; është sjellje prej burracaku. BE, SHBA, ju lutem mbani shënim”, ka shkruar Kosnett.





