E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Kosova

Isa Mustafa zgjidhet kryetar i LDK

Isa Mustafën është zgjedhur për herë të tretë në krye të Lidhja Demokratike e Kosovës, në Kuvendin e nëntë zgjedhor.

 

Ndërkohë në lidhje me zgjedhjen për herë të tre të Mustafës, Fatmir Sejdiu, ish kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, post të cilin e kishte trashëguar nga ish presidenti Ibrahim Rugova, ka shprehur pakënaqësi për Kuvendin e nëntë zgjedhor të LDK-së, pasi që nuk arriti të hyjë në garë të ngushtë për kryetar.

 

Reklamë

“Unë them se me këtë mënyrë të punës, me këtë ngecje, me këtë mënyrë të mungesës së guximit të njerëzve që nuk kanë mundësi për fjalën e lirë, unë nuk i mbështes. Këtë e kemi shenjë të keqe. Kam provuar ditëve të fundit që të kem kontakte me kryetarin e partisë, nënkryetarët rreth asaj për kryetarin konsensual. Unë kam tentuar që të kem përgjigje, por nuk e kamë marrë një të tillë”.

 

Gjithashtu deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli, tha se beson që kë pasur kushtëzime për rizgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë