Situata e shkaktuar nga pandemia eshte perkeqesuar ne Kosove gjate diteve te fundit, ndersa edhe lideri i partise ne pushtet, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv ndaj covid -19.
Kreu i lidhjes demokratike te Kosoves e ka bere te ditur lajmin ne nje reagim ne rrjetin social facebook.
“Perveç nje plogeshtie, nuk verej ndonje shqetesim tjeter shendetesor. Anetaret e tjere te familjes nuk jane te prekur. Ditet ne vijim do te jem i izoluar.”– shprehet Mustafa ndersa i ben thirrje qytetareve te tregojne kujdes maksimal.
Nje dite me pare, ne Kosove humben jeten nga koronavirusi 8 paciente ndersa ne 401 testime te kryera, gjysma rezultuan pozitive.