Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka preferuar që Presidencës t’ja kthejë përgjigjen me ironi. Manja kërkoi nga Meta në “Facebook” që të lërë të qetë presidentin.

 

“Zoti President mos e dëgjo Ilir Metën dhe ti zoti Ilir mos e çmend Presidentin! Gjeni gjuhën e bashkëpunimit sa më parë se mirë u bëtë gazi i botës, po po e bëni edhe Shqipërinë gazin e botës! Ju lutem, takohuni dhe ulni gjakrat, mos u kacafytni brenda të njëjtës kokë. Duhet qetësi!”

 

Reagimi i Ulsi Manjës erdhi pas komentit të bërë nga zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Sipas Blushit, vetë Manja do të heqë dorë dhe do të bashkohet me presidentin në tubimin e 2 marsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *