Të rinjtë e FRPD kanë protestuar para Parlamentit këtë të mërkurë.

 

Edhe pse kreu demokrat ndodhet në Dibër ku po zhvillon takime me qytetarët në lidhje me protestën e 16 marsit, të rinjtë e PD kanë zgjedhur të mos I ndërpresin protestat kundër qeverisë.

 

Ata kanë ngjitur fillimisht pankarta para Parlamentit, me të cilat kanë ironizuar edhe deputetët e rinj nga radhët e opozitës të cilët refuzuan t’I bashkoheshin pjesës tjetër për të djegur mandatet.

 

Në pankartat e vendosura nga të rinjtë e PD binin në sy sloganet e për zgjedhura ku mes të cilave ata shpreheshin: “Ftesë për synetllëk. Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në festën e synetllëkut, të djalit tonë Langaraq Karamelo; Berber: Edi Rama; Dhuratë për synetllëk, 300 mijë euro e lart” etj.

 

Por krahas pankartave, të rinjtë e FRPD ngritën dhe një dron para Parlamentit me mbishkrimin “Parlamenti i Krimit”.

 

Më 16 mars opozita ka paralajmëruar protestë para Kryeministrisë ku sipas liderit demokrat Luzlim Basha, do të jetë dhe goditja përfundimtare e regjimit kriminal të Edi Ramës.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *