Rimbamband kthehet ne një video në të cilen ironizojnë mbi “yjet” e rinj të momentit: infeksionistë, virologë dhe epidemiologë.
Puglian.net shkruan se për shkak të koronavirusit, mediat janë monopolizuar nga mjekët e specializuar në sëmundjet infektive.
Ironia shfaqet pasi gjatë këtyre muajve të karantinës mjekët kanë ndryshuar shpesh ide rreth sëmundjes dhe mjekimit të saj.
Kjo natyrisht është shkaktuar nga fakti se nuk njihej evolucioni i virusit, por kaq i ka mjaftuar bandës simpatike dhe pulieze për të bërë pak satirë të shëndoshë.
“Ka muaj që na thonë gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Ekpertët epidemiologë, infeksionistë, virologë janë pa dyshim zona e re e argëtimit. Dhe ne jemi të lumtur t’iu dedikojmë atyre këtë copëz. Përkundrazi, nuk jemi aspak”. Lexohet në faqen e tyre Facebook në komentin e këngës.