Subscribe

Kryetari i partise demokratike Sali Berisha ka akuzuar Prokurorine e Posacme kunder Krimit te Organizuat dhe Korrupsionit se nuk po heton realisht pergjegjesit per ceshtjen e Inceneratoreve.

Ne nje deklarate per mediat, Berisha theksoi se per ndertimin e 3 inceneratoreve pergjegjes jane kryeministri rama, kryetari i bashkise Erion Veliaj dhe ish ministri i Financave, Ahmetaj.

 

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

“Në këto kushte SKAP-i i partisë po përdoret si një instrument për hetime fake, për të mbuluar vazhdimin e krimit monstruoz. SKAP-i i partisë de facto është bërë mburojë kryesore e vazhdimit të vjedhjes së shqiptarëve nga Edi Rama, Arben Ahmetaj, Engjëll Agaçit dhe Erion Veliaj me sipërmarrjen e tyre. “.

 

Por sipas Berishes, kryeministri Rama po mbron inceneratoret duke mos lejuar nje kontroll administrativ te kontratave.

” Kontrollin administrativ duhet ta ushtrojë Ministria e Financave dhe ajo e mjedisit. Por kjo kurrë nuk ndodh. Sepse Edi Rama nuk lejon të ushtrohet kontroll mbi kompaninë e tij. “

 

Sipas Berishes ne kushtet kur Inceneratoret ende marrin fonde nga buxheti i shtetit, duhet qe qytetaret te reagojne kunder kesaj çeshtje.

 

“Është koha të dashur qytetarë dhe qytetare t’i bëjmë gjyqin publik Edi Ramës, Engjëll Agaçit, Arben Ahmetajt dhe Erion Veliajt. “

 

Partia Demokratike ka paralajmeruar nisjen e protestave kunder qeverise ne vjeshte, por deri tani ende nuk ka nje date se kur do te zhvillohet protesta e pare.

 

E vetmja proteste kunder inceneratoreve eshte zhvilluar nga Partia e Lirise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *