E ftuara e mbrëmjes në show-n e muzikës së vërtetë shqiptare “Këndo këngën time” ne Vizion Plus, Ishte këngëtarja Irma Libohova. Një natë e mbushur plot emocione dhe në një rrëfim ekskluziv Irma Libohova ka treguar hapa të caktuara nga jeta e saj si artiste.
Irma tregon për emocionet dhe ndalet tek emocioni i parë që për këngëtaren është shumë domethënës.
“Emocioni i parë me vjen për faktin që edhe këngët që 30 vite më përpara ose 40 apo 50 vite janë risjellë përsëri sot edhe ende këndohen sot. Përsëri do ta përsëris, ka dhe humor batuta brenda që audienca ime është nga 2 deri në 102 vjeç. Kënga “Gabimi i Mirelës”, ka më së paku 50 vjet që është kënduar dhe këndohet. Për këtë fakt jam shumë e gëzuar. Fakti tjetër është që të rinjtë mundohen sepse ata janë të rinjtë e këtij shekulli dhe kanë të tjera nuanca, të tjera mënyra të tjera si e këndojnë këngën , ka përfunduar Irma.





