Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje....

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS:...

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë:...

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të...

Leka: Protesta është në ditët e fundit para pushimeve

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

Irlanda e Veriut përgatitet për vizitën e Bidenit

11 Prill 16:06

Masat e sigurisë janë shtuar në Belfast në prag të mbërritjes së presidentit amerikan Joe Biden. Presidenti Biden po viziton Irlandën e Veriut për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë, që u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe i dha fund gjakderdhjes 30 vjeçare mes grupeve paraushtarake irlandeze dhe britanike.

 

Presidenti Biden shkon në Belfast në një kohë delikate politike për Irlandën e Veriut.

 

Ndërsa marrëveshja e paqes i dha fund kryesisht armiqësive 30 vjeçare, Asambleja e Irlandës së Veriut nuk ka funksionuar për më shumë se një vit, që kur partia kryesore unioniste u tërhoq nga qeveria për të protestuar kundër rregullave tregtare për Irlandën e Veriut pas daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian.

 

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Biden do të theksojë përparimin e bërë, që kur u arrit marrëveshja dhe do të nënvizojë potencialin ekonomik të Irlandës së Veriut.

 

Banorët e Belfast-it ishin optimistë për vizitën e presidentit amerikan dhe shpresojnë se ajo do të ndihmojë të nxisë politikanët për t’u kthyer në qeverinë e ndarjes së pushtetit që nuk po funksionon.

 

“Mendoj se është mjaft e rëndësishme që figura të rëndësishme politike të përfshihen në paqe. Mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme që Bideni do të vizitojë vendin, veçanërisht tani, kur gjërat janë paksa të trazuara për momentin. Pra, po, mendoj se është vërtet mirë”, thotë Olivia Walker, banore e Belfastit.

 

Ndërsa një brez i tërë është rritur pa frikën e vazhdueshme të dhunës, ndarjet mbi trashëgiminë e konfliktit mbeten.

 

“Mendoj se është shumë domethënëse. Është një mënyrë e mirë për të nderuar atë që kanë kaluar njerëzit e Irlandës së Veriut. Është një mënyrë e mirë për të njohur historinë e saj dhe mendoj se është një mënyrë e mirë për të treguar mbështetje, veçanërisht me historinë e familjes së tij”, thotë Scott Lemphers, banor i Belfastit.

 

Sulme të herëpashershme nga kundërtarë të marrëveshjes, bënë që autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar të rrisin nivelin e kërcënimit nga terrorizmi në Irlandën e Veriut./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Biden Irlanda e Veriut vizite

Nga e njëjta kategori

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu zbulon detajet në QUO VADIS

më shumë...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje. Kikia: Parti që fiton vetëm Sali Berisha

më shumë...

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë: Nesër do të jem LIVE

më shumë...

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:19

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e...

10:51

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që...

10:44

Sherr me sende të forta në Shëngjin,...

10:25

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu:...

10:23

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

9:58

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga...

9:52

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa...

9:39

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm...

9:31

Leka: Protesta është në ditët e fundit...

9:25

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

9:22

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

8:59

Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për...

7:59

Kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e...

7:36

Modric rinovon edhe për 1 sezon me...

7:17

Dita e 54-të e protestës në Tiranë,...

6:53

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

6:37

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga...

6:34

Pogradec/ Humb jetën një i moshuar në...

6:30

“Jam afër marrjes së një vendimi”, Trump...

6:09

Skuadra e Serie A interesohet për Mario...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • QSUT: 17 persona po marrin trajtim mjekësor pas protestës, t...
  • Përkeqësimi i motit, jepet alarmi në Vlorë! Ndalohet lundrim...
  • Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem polit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.