E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Irina Shayk “trondit” pas lindjes!

Pavarësisht se Irina nuk ka shumë ditë, që ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë me aktorin Bradley Cooper, modelja duket se ka marrë veten menjëherë.

 

 

E! Online ka shkrepur disa foto të modeles 31-vjeçare, teksa lëviz në publik me bashkëshortin. Nga këto fotografi mund të shihet se Shayk është në formë të mirë fizike, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim zakonisht te nënat e reja.

Reklamë

 

 

Ajo shfaqet e veshur me të zeza dhe me syze dielli, por në pamje të parë duket se e ka marrë veten nga periudha e vështirë.

 

 

Për herë të parë, modelja e tregoi shtatzëninë e saj teksa kalonte në pasarelën e “Victoria’s Secret Fashion Show”, në nëntor të vitit të kaluar. Dhe para dy javësh, Irina dhe Bradley pritën beben e tyre të parë dhe, mesa kanë thënë, nuk do të jetë i vetmi.

 

                                     

Vazhdo të lexosh

Reklamë