Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende...

Ministri i Jashtëm iranian: Përgjigje vendimtare ndaj çdo sulmi...

SHBA/ Të shtëna me armë në një restorant në...

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të...

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11 turistë evropianë...

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet...

Shpërthim në një bar në Moskë, tre të vdekur...

Iranianët postojnë video duke kërcyer e kënduar, në përkrahje të këngëtarit të arrestuar

31 Gusht 21:59

Përdoruesit iranianë të rrjeteve sociale po postojnë dhe shpërndajnë video të performancave të tyre të kërcimit dhe interpretimeve të këngëve të Mehdi Yarrahi në shenjë proteste kundër arrestimit të këngëtarit për këngën e tij të fundit në mbështetje të të drejtave të grave.

Yarrahi u arrestua më 28 gusht pas publikimit të këngës “Your Head Scarf”, e cila u shoqërua me një video ku shfaqeshin gra në mjedise të ndryshme shoqërore pa shamitë e tyre, disa duke kërcyer nën ritmet e muzikës. Nuk janë dhënë detaje të tjera për arrestimin e Yarrahit.

Yarrahi ia kushtoi këngën “grave të guximshme të Iranit që shkëlqejnë me guxim në ballë të lëvizjes ‘Liria e jetës së grave’” – një referencë për protestat e ndezura nga vdekja e Mahsa Aminit në shtator të vitit të kaluar, përderisa ishte në paraburgim për një shkelje të supozuar të ligjit për vendosjen e hixhabit.

Artistët e njohur iranianë përfshirë Dariush Eghbali, Ebi, Kaveh Yaghmaei dhe Taraneh Alidoosti, si dhe aktivistë të ndryshëm politikë dhe gazetarë, e kanë përkrahur gjithashtu Yarrahin pas arrestimit të tij.

Aktet e mosbindjes civile janë shtuar në Iran që nga vdekja e 22-vjeçares Amini. Autoritetet janë përgjigjur me një goditje brutale ndaj të gjitha formave të mospajtimit, duke arrestuar mijëra njerëz në të gjithë vendin.

Shkelëset e rregullave të hixhabit mund të përballen me deri në dy vjet burgim, megjithëse legjislacioni i propozuar do të rriste dënimin maksimal deri në tre vjet për përsëritësit e veprës penale.

Ndërsa protestat duket se po pakësohen, rezistenca ndaj hixhabit, apo shamisë e detyrueshme për gratë, mbetet e lartë pasi shihet si një simbol i represionit të shtetit ndaj grave./R.E.L

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
Arrestim Iran kengetar

Nga e njëjta kategori

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende aktive në Francë dhe Spanjë

më shumë...

Ministri i Jashtëm iranian: Përgjigje vendimtare ndaj çdo sulmi nga SHBA-të ose Izraeli

më shumë...

Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjeshtra” ishte divorcuar nga motra e autorit, ish-kunati tentoi ta vriste

më shumë...

SHBA/ Të shtëna me armë në një restorant në Idaho, 3 të vdekur dhe 2 të plagosur (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:01

Fluks në shtëpitë e Kadaresë e Agollit,...

11:51

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra...

11:22

Ministri i Jashtëm iranian: Përgjigje vendimtare ndaj...

11:01

Detaje nga atentati i dështuar tek Ura...

10:44

Plagosja e 20-vjeçarit italian në Tiranë, nis...

10:17

SHBA/ Të shtëna me armë në një...

10:05

Zbulohen parcela droge në Dibër, asgjësohen mbi...

9:40

Aksident në Vlorë, shoferi i makinës përplas...

9:33

Rritet sërish çmimi i naftës, qytetarët në...

8:57

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht...

8:37

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11...

8:30

“Në dashuri shmangni xhelozinë”, parashikimi i yjeve...

8:20

Shqipëria nën “pushtetin” e të nxehtit afrikan,...

10:53

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon...

10:47

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama...

10:13

Dita e 63-të e protestës, qytetarët nisin...

9:57

Të shtëna me armë pranë Urës së...

9:40

Shpërthim në një bar në Moskë, tre...

9:02

U kap duke shitur lëndë narkotike, arrestohet...

8:48

Më nervozë dhe të paduruar, çfarë ndodh...

Më të klikuarat

  • Tragjedi familjare! 47-vjeçari masakron gruan dhe 6 fëmijët...
  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • “Njoftim i kuq”, arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, SPAK j...
  • Skadon sot afati për kompensimin e naftës, Shoqatat kërkesë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.