E diel, 4 Tetor 2026 Film TV deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani thotë se po planifikon një sulm masiv ndaj Izraelit

Irani përsëriti se do të nisë një sulm të ri kundër Izraelit.

“Detajet nuk mund të diskutohen, por patjetër do të kryhet. Njerëzit e botës e kanë kuptuar se regjimi sionist është pushtuesi dhe ka pushtuar tokën palestineze, ka dëbuar njerëzit nga shtëpitë e tyre dhe ka vrarë njerëz, gra dhe fëmijë”, tha zëvendëskomandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Ali Fadavi, duke përmendur një operacion të ri kundër Izraelit, pas sulmit izraelit në objektet ushtarake iraniane, në përgjigje ndaj lëshimit të raketës nga Teherani më 1 tetor, shkruan “Mehr”.

Reklamë

Pas paralajmërimeve të SHBA-së kundër një kundërpërgjigje kundër Izraelit, Irani dërgoi një mesazh provokues, ku tha se operacioni do të përdorë koka më të fuqishme se zakonisht dhe armë të tjera që nuk janë përdorur në të kaluarën.

“Irani po planifikonte një përgjigje të plotë duke përdorur koka luftarake edhe më të fuqishme dhe armë të tjera, dhe ushtria konvencionale e vendit do të përfshihej në sulmin hakmarrës”, shtuan burimet.

Mbetet për t’u parë nëse kërcënimet iraniane janë të vërteta apo thjesht fjalë të ashpra.

Vazhdo të lexosh

Reklamë