E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 1 sekondë më parë
Bota

Irani teston raketën, Teherani i përgjigjet paralajmërimeve të Trump

Pas kritikave të ashpra të Donald Trump mbi marrëveshjen e arritur për programin bërthamor, Irani ka testuar me sukses një raketë me rreze të mesme veprimi. Televizioni shtetëror publikoi të premten pamjet e lëshimit të raketës, e cila fluturoi në një distancë prej 2 mijë km. Raketa fillimisht u prezantua gjatë paradës ushtarake në kryeqytetin Iranian. Mediat raportojnë se ajo është e aftë të mbajë kokë me mbushje bërthamore.

 

Testimi vjen një ditë pasi lideri Iranian, Hasan Rouhani, paralajmëroi në fjalimin e tij në Asamblenë  e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, se nuk do të ndalet në forcimin e kapaciteteve të armëve bërthamore dhe fuqizimin e ushtrisë iraniane.

 

Reklamë

Tashmë, sipas tij, nuk ka më vend për rinegociim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për marrëveshjen e 2015-tës me ish-presidentin Barack Obama. Gjatë fjalimit të tij të parë si president i SHBA-së, Donald Trump e quajti sistemin iranian diktature të korruptuar prapa maskës false të demokracisë, ndërsa liderin iranian si njeri të pabesë dhe mashtrues.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë