E mërkurë, 11 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Irani të paguajë 6 mld dollarë”

Një gjykatë amerikane i kërkon Iranit t’i paguajë më shumë se 6 miliardë dollarë familjarëve të viktimave të sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

 

Gjykatësi George Daniels ne Nju Jorku, njoftoi se subjekte të ndryshme qeveritare janë përgjegjëse për sulmet. Republika Islamike e Iranit, Trupat e Gardës Islamike Revolucionare dhe Banka Qendrore e Republikës Islamike sipas Danielsen kanë ndihmuar duke trajnuar dhe mbështetur financiarisht terroristët e Al Kaedës të udhëhequr nga Osama Bin Laden.

 

Reklamë

Irani ndërkohë nuk ka reaguar ende lidhur me vendimin, i cili vjen pas kërkesës së familjarëve të viktimave të sulmeve terroriste te 11.

 

Familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit paditën gjithashtu edhe qeverinë saudite në vitin 2003 me pretendimin se ndihmuan rrëmbyesit të kryenin sulme, dhe financuan grupin terrorist. Megjithatë qeveria saudite mohon të jetë përfshirë në sulmet e 11 shtatorit.

 

Sulmet terroriste në kullat binjake, shkaktuan vdekjen e 2,996 personave dhe plagosjen e më shumë se 6,000 të tjerëve

Vazhdo të lexosh

Reklamë