E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani: Sulmuesit e cisternës së naftës do të marrin përgjigjen e duhur

Irani së fundmi ka theksuar sse do të reagojë ndaj sulmuesve të një cisternë të naftës iraniane.

 

Këtë të shtunë mediat iraniane kanë raportuar se një cisternë është goditur me raketa. Ndër të tjera mediat vendase bëjnë me dije se zëdhënësi i qeverisë, Ali Rabei është shprehur se autorët do të marrin përgjigjen e duhur në momentin që do të zbardhen të gjithë detajet nga kjo ngjarje.

 

Reklamë

Cisterna e naftës, e emëruar “Sabiti”, duket se është goditur më 11 tetor teksa ka qenë duke lundruar në Detin e Kuq, në ujërat e Arabisë Saudite, raportuan mediat iraniane.

 

Ky incident ende nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Shtetet e Bashkuara kanë fajësuar Iranin se qëndron prapa sulmeve të cisternave të naftës në Gjirin Persik në muajin maj dhe qershor, por edhe për sulmet ndaj rafinerive të naftës saudite në muajin shtator. Teherani ka mohuar çdo përfshirje në këto incidente.

Vazhdo të lexosh

Reklamë