E premte, 9 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“Irani shtet terrorist”/ Opozita mungoi në Kuvend, PD shpall në “FB” Gardën Revolucionare si organizatë terroriste

Ditën e sotme, gjatë një seance plenare që zgjati më pak se një orë u miratua me 79 vota pro projektrezoluta për shpalljen e Iranit “shtet financues të terrorizmit”.

Projektrezoluta  u miratua vetëm me votat e mazhorancës pasi Partia Demokratike nuk mori pjesë në seancën e sotme.

Reklamë

Në një deklaratë zyrtare në Facebook, PD theksoi se Gardën Revolucionare e konsideron organizatë terroriste dhe e cilëson shtetin iranian si sponsor kryesor të terrorizmit global.
Partia Demokratike gjithashtu shprehu solidaritet me vendet e Gjirit Persik që janë prekur nga sulmet e Teheranit dhe mbështeti përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e regjimit të Ajatollahëve.

Deklaratë e Partisë Demokratike të Shqipërisë

Reklamë

Partia Demokratike e Shqipërisë shpall Gardën Revolucionare të regjimit diktatorial të Teheranit si organizatë terroriste. Ajo e cilëson shtetin obskurantist të Ajatollahëve si sponsorin kryesor të terrorizmit në botë dhe një kërcënim madhor për paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe kudo në glob.

Partia Demokratike e Shqipërisë dënon me forcën më të madhe sulmet e Teheranit ndaj vendeve të Gjirit Persik, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Katarit, Kuvajtit, Bahrejnit dhe vendeve të tjera mike të Shqipërisë dhe ju shpreh ketyre vendeve solidaritetin e saj të plotë.

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e SHBA-së dhe Izraelit për përmbysjen e diktaturës mizore teokratike të Ajatollahëve dhe zëvendësimin e këtij regjimi me një qeveri të zgjedhur nga populli si një kontribut madhor për çlirimin e popullit iranian, si dhe për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë