E martë, 22 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani rihap xhamitë në mbi 100 qytete

Disa xhami në Iran kanë filluar të rihapen që prej kësaj të hëne në ato zonat ku rrezikshmëria e transmetimit të koronavirusit shfaqet më i ulët.

Presidenti Hassan Rouhani ka deklaruar se lejen për hapjen e xhamive do ta kenë 132 qytete, ndërsa njoftoi se do të respektohen protokollet shëndetësore. Po ashtu, një plan I njëjtë do të aplikohet edhe për shkollat prej 16 majit.

Besimtarët duhet të hyjnë në xhami me maska dhe doreza dhe të qëndrojnë gjysëm ore gjatë faljeve.

Ky vendim erdhi pasi autoritetet shëndetësore raportuan se rreth 80 mijë pacientë me COVID-19 janë shëruar dhe liruar nga ambientet e spitaleve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë