Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

Alarm për lëndë plasëse në një furgon në Vlorë,...

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të mbetet në...

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona, dy të...

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/ Mesazhet tronditëse...

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri, arrestohet 65-vjeçari

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni i Mynihut...

Irani refuzon thirrjet për vetëpërmbajtje

13 Gusht 16:33

Ministria e Jashtme e Iranit refuzoi thirrjet për vetëpërmbajtje, në kundërpërgjigjen pas vrasjes së një udhëheqësi të Hamasit në Teheran, duke u shprehur se thirrja e Francës, Gjermanisë dhe Britanise “nuk është e logjikshme politikisht dhe është në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare”.

Tre vendet europiane shpërndanë një deklaratë të hënën në të cilën i bënin thirrje Iranit dhe aleatëve të tij qëtë përmbaheshin në sulmet ndaj Izraelit.

“Pa asnjë kundërshtim ndaj krimeve të regjimit Zionist (Izraelit), deklarata e tre vendeve europiane, i kërkon padrejtësisht Iranit që të mos reagojë për shkeljen e integritetit dhe sovranitetit të tij territorial”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Iranit Nasser Kanaani.

Të hënën, Presidenti i Iranit i tha kryeministrit britanik se Teherani ka të drejtë të kundërpërgjigjet ndaj Izraelit për vrasjen e udhëheqësit politik të Hamasit Ismail Haniyeh dhe se kjo kundërpërgjigje do të shkurajonte kryerjen e agresioneve të tjera në të ardhmen”, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve iraniane Irna.

Ndërkohë, Këshilltari për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby paralajmëroi se Izraeli dhe aleatët e tij duhet të përgatiten për “një sërë sulmesh” nga Irani “brenda kësaj jave”.

Në përgjigje të rritjes së tensioneve në rajon, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Lloyd Austin udhëroi të dielën dërgimin e një nëndetëseje me raketa në Lindjen e Mesme, si edhe ka kërkuar që grupi luftarak i aeroplanmbajtëses “USS Abraham Lincoln” të lundrojë më me shpejtësi drejt rajonit,

I pyetur nëse ky njoftim ishte një mesazh për Iranin, sekretari për shtypin i Pentagonit, gjeneral majori Pat Ryder u përgjigj “absolutisht po”.

“Ne po përpiqemi të përcjellim mesazhin se po kërkojmë ulje të tensioneve, por kemi aftësitë e nevojshme në rajon për të mbrojtur forcat ndërsa mbështesim mbrojtjen e Izraelit”, tha ai të hënën.

Përveç thirrjes për përmbajtje, udhëheqësit evropianë shprehën “mbështetje të plotë” për përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gazë dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve.

Në deklaratë po ashtu mbështetjej plani i fundit i ndërmjetësimit nga Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti për t’i dhënë fund luftës 10-mujore Izrael-Hamas.

Të hënën, Hamasi tha se ushtarët e tij vranë një peng izraelit dhe plagosën dy të tjerë.

Izraeli është zotuar të shkatërrojë Hamasin si hakmarrje për sulmin terrorist të 7 tetorit në të cilin sipas autoriteteve izraelite u vranë 1200 njerëz dhe u morën peng 250 të tjerë.

Kundërofensiva e Izraelit ka vrarë rreth 40,000 njerëz në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, ndërsa Izraeli thotë se bilanci përfshin mijëra luftëtarë të Hamasit./voa

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gaza Hamasi Irani

Nga e njëjta kategori

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit me magnitudë 7.7

më shumë...

Situata e zjarreve në vend, ja si paraqitet deri tani

më shumë...

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete akuzojnë kompaninë “Meta” për dëmtimin e të rinjve

më shumë...

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:03

Shumica e njerëzve bëjnë të njëjtin gabim...

10:29

Mendoni se po pini mjaftueshëm ujë? Këto...

10:15

Indonezia tronditet nga pasgoditjet, mbi 2 mijë...

10:06

Këto ushqime ju ndihmojnë ta mbani sheqerin...

9:56

Situata e zjarreve në vend, ja si...

9:51

SHBA, paditen FB dhe Instagram! 29 shtete...

9:42

Dita e 80-të e protestës, nis marshimi...

9:28

Alarm për lëndë plasëse në një furgon...

9:19

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që...

8:50

Trump: Bllokada amerikane në Hormuz do të...

8:32

Krimi në Ksamil/ Policia arreston 11 persona,...

8:29

“Do të hamë macet për të mbijetuar”/...

8:16

Mirditë/ Kapet duke ndezur tre vatra zjarri,...

8:05

Kurti dhe Abdixhiku “rishtrëngojnë duart”, flasin për...

8:00

Musiala humb sërish ndjenjat në fushë, Bajerni...

7:55

NATO në alarm? Trupat zhvillojnë stërvitje në...

7:33

Barcelona godet në merkato, siguron yllin e...

7:27

Kapet në flagrancë zjarrvënësi në Mirditë, Lamallari...

7:07

Dy skutera përplasen me njëri-tjetrin në Vlorë,...

7:04

Aksident tragjik në Tiranë, shoferi 23 vjeçar...

Më të klikuarat

  • “E dua jashtëzakonisht shumë”, i dha fund pas 30...
  • VIDEO/ I mbuluar nga gjaku, momenti kur policia arreston vra...
  • Detaje të reja nga krimi në Ksamil/ Autori “kyç gojën” para...
  • I riu francez u masakrua me thikë në Ksamil, Taulant Balla f...
  • Merr flakë autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.