E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani përpjekje për marrëveshjen bërthamore

Irani vazhdon përpjekjet e tij për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA-se dhe Bashkimit Europian, pas tërheqjes se Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

 

Ministri i Jashtëm Iranian Mohammad Javad Zarif zhvilloi një takim këtë të martë në Bruksel me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogherini, për të siguruar mbështetje për paktin mes Iranit dhe 6 fuqive botërore.

 

Reklamë

Biseda e cila zgjati disa orë, do të pasohet nga një tjetër takim me ministrat e jashtëm të tre vendeve të tjera nënshkruese të marrëveshjes, Gjermanisë, Francës dhe Britanisë.

 

Para takimit në Bruksel, Zarif zhvilloi një vizitë në Rusi ku u takua me ministrin e jashtëm Sergei Lavrov.

 

Këtë të martë presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi edhe një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, ku në fokus ishte Marrëveshja Bërthamore, e njohur si Plani i Përbashkët i Përbashkët i Veprimit, i nënshkruar nga Rusia, Kina, Britania, Franca, Gjermania dhe Bashkimi Europian.

 

Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi tërheqjen e Uashingtonit më 8 maj, me pretendimin se Teherani ka shkelur marrëveshjen dhe ka vazhduar testimin e raketave balistike dhe ka financuar terrorizmin në Lindjen e Mesme.

 

BE ndërkohë shpreson të bindë Teheranin që të vazhdojë t’i përmbahet marrëveshjes, si dhe kritikoi ashpër vendimin e Trump për tërheqjen nga pakti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë