Një organ i Kombeve të Bashkuara ka vendosur të përjashtojë Iranin nga Komisioni i OKB-së për Statusin e Grave (CSW), i cili ka për detyrë të forcojë pozitën e grave dhe vajzave në shoqëri, për shkak të shtypjes brutale të regjimit iranian ndaj protestuesve antiqeveritar.

 

 

Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së, në Nju Jork votoi me 29 vota, nga 54 shtetet e tij anëtare ,në favor të një rezolute të paraqitur nga SHBA-ja.

 

 

Rusia dhe Kina votuan kundër rezolutës.

 

 

Komisioni, me 45 anëtarë të zgjedhur prej disa vitesh, supozohet të forcojë barazinë gjinore dhe rolin e gruas.

 

 

Këshilli Ekonomik dhe Social të mërkurën shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për veprimet e Iranit, që nga shtatori 2022 për të minuar dhe shtypur vazhdimisht të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave, duke përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes dhe mendimit, shpesh duke përdorur forcën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *