E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani përdor pajisje ruse? Kremlini nuk e mohon

Ilustrim · Vizion Plus

Kremlini, duke iu përgjigjur një pyetjeje për përdorimin e pajisjeve ruse të komunikimit nga Irani, pas shpërthimeve të pajisjeve të Hezbollahut, njoftoi se marrëdhëniet tregtare me Teheranin po forcohen.

Kremlini, duke komentuar një raport të Reuters se Garda Revolucionare e Iranit përdor kryesisht pajisje komunikimi të improvizuara ruse ose kineze, njoftoi të hënën se lidhjet tregtare të Moskës me Teheranin po fuqizohen.

Një zyrtar iranian i sigurisë i tha Reuters se Irani është i shqetësuar për infiltrimin e agjentëve izraelitë pas sulmeve vdekjeprurëse nga pajisjet shpërthyese të komunikimit të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut të Libanit në fillim të këtij muaji.

Një operacion në shkallë të gjerë për të inspektuar të gjitha pajisjet e komunikimit të përdorura nga Garda Revolucionare është duke u zhvilluar, shtoi zyrtari.

“Unë nuk e di se sa të besueshme janë këto burime,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për raportet e Reuters./vizionplus.tv

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh