Garda Revolucionare e Iranit ka bërë me dije se ka konfiskuar një cisternë ndërkombëtare të naftës në Gjirin Persik,pas dyshimeve për kontrabandë me naftë në shtetet arabe.

 

Mediat iraniane bëjnë me dije se cisterna ka qenë duke transportuar 700,000 litra të naftës.

 

Anija u konfiskua pas lëshimit të urdhërit nga organet e drejtësisë. Mediat lokale kanë raportuar se janë ndaluar edhe shtatë anëtarë të ekipit më 31 korrik, kur edhe u konfiskua anija.

 

Muajin e kaluar, Irani ka konfiskuar një anije britanike për shkak të, siç thuhej, shkeljes së rregulloreve për navigim. Ky veprim ndodhi disa ditë pasi Britania kishte konfiskuar një cisternë iraniane në Gjibraltar pas dyshimeve për shkelje të sanksioneve evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *