E hënë, 28 Shtator 2026 Zilia deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani: Negociata me SHBA vetëm nëse hiqen sanksionet

BERLIN, GERMANY - JUNE 27: Iranian Minister of Foreign Affairs Mohammad Javad Zarif and German Foreign Minister Sigmar Gabriel (not pictured) speak to the media following talks on June 27, 2017 in Berlin, Germany. The two men discussed bilateral relations as well as the Iran nuclear agreement, which eases international sanctions against Iran in exchange for commitments by Iran on its nuclear program. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Ministri i Jashtëm iranian Mohammed Javad Zarif  ka theksuar se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Shtetet e Bashkuara, por vetëm nëse ato heqin sanksionet e ashpra ekonomike kundër Iranit.

 

Zarif i akuzoi SHBA për nxitjen e tensioneve në Lindjen e Mesme duke u shitur miliarda dollarë armë Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, që ai tha se kërcënon programin iranian të raketave balistike.

 

Sanksionet ndaj Iranit janë vendosur nga Shtetet e Bashkuara në vitin 2017 para se të tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e cila kërkon që Irani të ulë pasurimin e uraniumit si shkëmbim për zbutjen e sanksioneve.

 

Ndërkohë që presidenti Donald Trump e ka quajtur tepër të keqe marrëveshjen bërthamore të vitit 2015. Britania, Kina, Franca, Gjermania dhe Rusia ishin nënshkruesit e tjerë të marrëveshjes.

Vazhdo të lexosh