E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irani në zgjedhje presidenciale, përpjekje për hapjen e vendit drejt perëndimit

Filluan sot zgjedhjet presidenciale iraniane, ku vlen të theksohet përpjekja e presidentit në largim, Hassan Rohani, i cili po lufton për të mbajtur vendin në rrugën e reformave.

 

Rivali i tij kryesor, Ebrahim Raisi, është avokat dhe klerik i krahut më të ashpër konservator. Në këto zgjedhje, që po konsiderohen si një referendum për përpjekjet e Rohanit për të hapur vendin e tij drejt Perëndimit, marrin pjesë 56 milionë iranianë.

 

Ndërkohë që Rohani mund të jetë i favorizuari nga opinioni publik, Raisi ka mbështetjen e një organizmi të fuqishëm shtetëror të klerikëve si edhe të medias zyrtare. Vëzhguesit besojnë se shanset e Rohanit për një mandat të dytë janë te një pjesëmarrje e lartë në votime.

Vazhdo të lexosh

Reklamë