Subscribe

Teherani dhe qytete të tjera në Iran vazhdojnë të jenë në kaos, pasi qindra mijëra protestues, të cilët kanë bllokuar qendrat kryesore prej javës së kaluar duke hedhur parulla kundër qeverisë. Të paktën 22 qytetarë  mes tyre dhe 4 fëmijë, kanë humbur jetën deri më tani në të gjithë vendin pas përplasjeve me policinë, ndërsa më shumë se 530 protestues janë arrestuar.

 

Këtë të mërkurë, qindra mijëra njerëz janë mbledhur për të mbajtur tubime pro qeveritare në të gjithë Iranin, pas rreth gjashtë ditësh trazira kundër rritjes së çmimeve e papunësisë.

 

Demonstruesit mbajnë flamuj që mbështesin qeverinë iraniane dhe bëjnë thirrje kundër dhunës. Tubimet pro qeveritare vijnë pasi udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, fajësoi ndërhyrjen e “armiqve të vendit” dhe nxitjen e protestave antiqeveritare.

 

“Të gjithë ata që janë në kundërshtim me Republikën Islamike po shfrytëzojnë mjete të ndryshme, duke përfshirë para, armë, dhe shërbimet inteligjente, për të krijuar kaos”, tha ai për mediat shtetërore.

 

SHBA i ka quajtur si “të pakuptimta” akuzat e Iranit se armiqtë e tij janë pas valës së protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin. Presidenti amerikan, Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter ka kritikuar qeverinë e Teheranit për dhunën, madje përshëndeti protestuesit të cilët sipas tij po veprojnë kundër regjimit “brutal dhe të korruptuar”.

 

E dërguara e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, u shpreh se protestat ishin “spontane”, duke shtuar se Uashingtoni  po planifikon te kërkoje thirrjen e një takimi urgjent lidhur me situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *