E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 minuta më parë
Bota

Irani gati për luftë me SHBA

“Irani është gati për luftë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shpreson që tensionet mes dy vendeve të zgjidhen me dialog”.

Ky ishte paralajmërimi i fundit I I Teheranit.

Paralajmërimet e zyrtarëve iranianë vijnë në një kohë që retorika mes dy vendeve është bërë gjithnjë e më armiqësore.

Ndërkohë këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton i cili po viziton Emiratet e Bashkuara Arabe për të zhvilluar bisedime mbi sigurinë rajonale,  fajësoi Teheranin për sulmin me mina ndaj transportuesve amerikanë të naftës në Gjirin Persik.

Reklamë

Edhe Arabia Saudite ka akuzuar regjimin iranian.

Ne fakt sulmi u mor përsipër nga rebelët shiitë Huthi të Jemenit, të cilët kanë mbështetjen e Iranit, por  vete Teherani nga ana tjetër mohon akuzat.

Marrëdhëniet mes shteteve te bashkuara dhe Iranit janë perkeqsuar ndjeshem.

Situata u përshkallëzua për shkak të tërheqjes së presidentit amerikan Donald Trump nga marrëveshja bërthamore .

Të premten e kaluar shefi I shtepise se bardhe njoftoi dërgimin e 1500 ushtarëve në Lindjen e Mesme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë