E diel, 8 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 02:55 Në vijim ora 02:55: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Irani”, Europa kundër ShBA

Pas vendimit të Donald Trump për tu tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin e për të vendosur sanksione kundër Teheranit, duket se Europa gjendet në një proces intensiv diplomatik për ta shpëtuar paktin.

 

Sipas një analize të BBC, marrëveshja shihet ende nga nënshkruesit jo-amerikanë si mënyra më e mirë për të parandaluar Iranin që të bëhet një fuqi bërthamore, megjithëse ata pranojnë se nuk është e përsosur.

 

Reklamë

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Konventën kombëtare të Katolikëve në Mynster u shpreh se “Nuk është e drejtë që të tërhiqesh në mënyrë të njëanshme nga një marrëveshje për të cilën është rënë dakord njëzëri në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.”

 

Përballë vendimit të diskutueshëm të Uashingtonit, Merkel e sheh bashkëpunimin ndërkombëtar “në një krizë të vërtetë”.

 

Pritet që sanksionet ndaj Teheranit të rivendosen në dy faza, në muajin gusht dhe shtator dhe parashikohet që Europianët do të humbasin miliarda dollarë nga bizneset.

 

Marrëveshja e kompanisë evropiane të avionëve, Airbus, për të shitur gati 100 aeroplanë në Iran tani është në rrezik. Firmat e mëdha franceze si gjiganti i energjisë Total dhe prodhuesit e makinave Renault dhe Peugeot gjithashtu kanë investime në Iran.

 

Marrëveshja, e negociuar nga SHBA, tre fuqitë e Bashkimit Evropian, Rusia dhe Kina, u hartua për të parandaluar Iranin në zhvillimin e armëve bërthamore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë