Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes...

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari paralajmëron thellim...

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u rrëzua ngritja...

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte autori i...

Trump për situatën në Lindjen e Mesme: Ja çfarë...

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se kur do...

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të shkoja në...

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e arrestuar, 5...

BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë për rindërtimin...

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka shprehur shqetësimet...

Irani 240 orë pa internet, një nga ndërprerjet më të gjata në botë

10 Mars 12:11

Shërbimi ndërkombëtar i monitorimit të internetit NetBlocks e ka cilësuar ndërprerjen e internetit në Iran si një nga më të rëndat në nivel kombëtar që janë regjistruar ndonjëherë në botë. Sipas tij, ndërprerja ka zgjatur mbi 240 orë dhe është e dyta më e madhe në vend pas asaj që ndodhi gjatë protestave të janarit.

Sipas raportimeve, Irani ka kaluar rreth një të tretën e vitit 2026 me kufizime ose ndërprerje të internetit.

⚠️ Update: At 240 hours, #Iran's internet blackout is now among the most severe government-imposed nationwide internet shutdowns on record globally, and the second longest registered in Iran after the January protests, with the country having spent a third of 2026 offline. pic.twitter.com/LPoVkOI9MM

— NetBlocks (@netblocks) March 10, 2026

Bllokimi i rrjetit pas protestave

Në janar, autoritetet në Teheran ndërmorën një fazë të ashpër të kontrollit dixhital për të izoluar protestuesit nga rrjeti satelitor Starlink, i cili ishte kthyer në një nga mënyrat e fundit për të komunikuar me botën e jashtme pas bllokimit të gjerë të internetit nga shteti.

Aktivistët dhe ekspertët e teknologjisë raportojnë se autoritetet përdorën sisteme të fuqishme ndërhyrjeje (jamming) që dobësuan ndjeshëm lidhjet satelitore. Si pasojë u regjistruan ndërprerje të shpeshta, humbje të mëdha të të dhënave dhe pamundësi praktike për përdorimin e rrjetit në shumë zona të vendit.

Strategjia e ndërhyrjes teknologjike

Irani ka përvojë të gjatë në kontrollin e spektrit elektromagnetik, duke ndërhyrë në transmetime satelitore, rrjete celulare dhe internet. Edhe pse Starlink përdor satelitë në orbitë të ulët dhe lidhje të koduara, ai nuk është i paprekshëm.

Sipas ekspertëve, autoritetet nuk synojnë të rrëzojnë plotësisht sistemin, por ta bëjnë atë të paqëndrueshëm në zona të caktuara, përmes ndërhyrjeve me fuqi të lartë. Kjo e bën lidhjen të ngadaltë dhe të pasigurt, duke e bërë të vështirë përdorimin për transmetimin e informacionit dhe organizimin e protestave.

Raportet teknike tregojnë se në disa zona humbja e paketave të të dhënave ka arritur deri në 80%, çka tregon ndërhyrje të forta në sinjal.

Analistët e krahasojnë këtë metodë me ndërhyrjet në sinjalet GPS dhe satelitore që janë përdorur në konflikte të tjera, si në Ukrainë, por në këtë rast teknologjia përdoret brenda vendit për të kufizuar komunikimin e qytetarëve.

Sipas ekspertëve, strategjia e autoriteteve është e qartë: nëse komunikimi bëhet i ngadaltë, i pasigurt dhe i paqëndrueshëm, ai humb funksionin e tij si mjet për mobilizim masiv.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
240 orë pa internet Irani

Nga e njëjta kategori

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim çdo biznes të vogël dhe të mesëm që do të rritet me kredi

më shumë...

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari paralajmëron thellim të krizës ekonomike globale

më shumë...

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u rrëzua ngritja e 11 komisioneve parlamentare

më shumë...

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte autori i masakrës në SHBA, vrau 7 fëmijët e tij dhe kushëririn

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:02

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, Rama: Do të mbështesim...

6:01

“Kjo është vetëm maja e ajsbergut”, Katari...

5:34

Gjykata Kushtetuese publikon vendimin: Ja pse u...

5:28

“Nuk dua të humbas …”, çfarë deklaronte...

5:27

Trump për situatën në Lindjen e Mesme:...

5:01

Parashikimi i motit për ditën e martë

5:01

Bisedime mes Izraelit dhe Libanit, zbulohet se...

4:45

Trump: Izraeli kurrë nuk më shtyu të...

4:39

Tubimi i PD-së/ Seanca për protestuesit e...

4:14

BE dhe OKB: Duhen 71.4 miliardë dollarë...

3:53

Të huajt zgjedhin juglindjen, rritet numri i...

3:35

Digjen goma buzë Shkumbinit, krim mjedisor në...

3:25

Balla i “përgjigjet” Spiropalit: Nuk i ka...

3:16

Detajet e maskarës në SHBA, 31-vjeçari vrau...

3:11

Kreu i Policisë së Shtetit, Hita takon...

3:10

“Zgjidhje për pronat e minoritetit”, Rama: Kemi...

3:04

Fëmijët i vunë flakët pallatit? Zjarri nisi...

2:58

Aksident në kthesën e Goriçajt, tre të...

2:47

Khuba flet pas largimit nga “Ferma VIP...

2:19

Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi...

Më të klikuarat

  • Para me bollëk për këto shenja! Horoskopi javor nga Meri Gji...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici
  • Policia ndjek dhe arreston 40-vjeçarin në Tiranë, drejtonte...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.