Të paktën 24 persona u vranë dhe 53 të tjerë mbetën të plagosur në një atentat gjatë një paradë ushtarake në jugperëndim të Iranit. autoritetet bënë me dije se mes viktimave ka gra e fëmijë, ndërsa një pjesë e të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën, çka mund të sjellë rritjen e numrit të viktimave. Ende nuk dihet se kush qëndron pas atentatit. Gjithçka dihet është se sulmuesit ishin të veshur me rroba ushtarake dhe hapën zjarr në një park pranë paradës, në ditën përkujtimore të forcave të armatosura iraniane. Televizioni shtetëror raportoi se pas sulmit që vrau ushtarë e civilë, qëndrojnë militantët islamikë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *