Tensionet vazhdojnë në Iran. Kreu i policisë së Anzalit u arrestua në lidhje me vrasjen e 27-vjeçarit Mehran Samak, i cili u vra me një plumb në kokë më 29 nëntor. I riu ishte në rrugë për të festuar humbjen e skuadrës së Republikës Islamike kundër SHBA-së në Kupën e Botës në Katar.

 

Ndërkohë, në Change.org mbërrin një peticion që i kërkon Iranit të lirojë Fahimeh Karimi , një trajnere volejbolli dhe nënë e tre fëmijëve të vegjël, e arrestuar në Pakdasht, në provincën e Teheranit, mbi një muaj e gjysmë më parë.

 

Akuza ndaj saj është c ishte se ajo goditi një paraushtarak në një nga demonstratat që pasuan vdekjen e Mahsa Amini, vajzës 22-vjeçare të arrestuar nga policia iraniane, më 16 shtator, me akuzen e thyerjes së ligjeve të moralit, duke ekspozuar në publik floket e saj pa shaminë tradicionale.

 

Ndërkohë vazhdon greva e tregtareve që mbajnë qepenat mbyllur në shenjë proteste pas vdekjes në shtator të së resë kurde Mahsa. Autoritetet iraniane po mbyllin dyqanet dhe bizneset që i bashkohen grevës dhe policia po arreston protestuesit.

 

Ndërkohë, bllokimi është shtrirë në 40 qytete iraniane, përfshirë kryeqytetin.

 

Kryebashkiaku i Teheranit Alireza Zakani akuzoi studentët demonstrues të Universitetit Sharif si “tradhtarë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *