E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Iran, 2 viktima në protestat anti-qeveritare

Protestat anti-qeveritare në Iran janë bërë vdekjeprurëse pasi dy demonstrues u vranë nga policia. Vala e demonstratave, e nxitur nga pakënaqësia për vështirësitë ekonomike dhe korrupsionin , është nga më seriozet që prej vitit 2009.

 

Qindra mijëra protestues kanë bllokuar rrugët në disa nga qytetet kryesore të Iranit. Tubimet vijnë  tre ditë pasi mijëra qytetarë iraniane u grupuan kundër qeverisë për shkak të rritjes së çmimeve, por që më pas përfunduan duke bërë thirrje kundër korrupsionit, sundimit klerik dhe politikave qeveritare.

 

Reklamë

Dhjetëra persona u arrestuan që prej të enjtes, gjë e cila ka tërhequr edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

 

Presidenti amerikan Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter, tha se po i ndjek me vëmendje të madhe protestat në Teheran. Ai i bëri thirrje autoriteteve që të bëjnë kujdes me mënyrën se si trajtohen protestuesit.

 

Por autoritetet vendase shprehen se tubimet kanë motive politike pasi janë organizuar nga rivalët.

 

Ministri i brendshëm i Iranit ka paralajmëruar se protestuesit do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre dhe se përhapja e dhunës, frikës dhe terrorit do të dënohet patjetër.

Më shumë video

Reklamë