E premte, 6 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Iraku voton për Parlamentin

Për te paren here qe pas dëbimit te ISIS nga territori i vendit, irakianet shkojnë sot ne zgjedhje. Tre grupet kryesore etnike dhe fetare te vendit, shumica e arabeve shiite, minoritetet e arabeve Sunit dhe Kurdët, kane qene përballë njeri-tjetrit prej dekadash.

 

15 vite pas rënies se Sadam Huseinit, vendi edhe një here tjetër përballet me sektarizmin. Ai qe do te fitoje zgjedhjet, përballet me sfidën e rindërtimit te vendit, ringritjes se ekonomisë dhe ruajtjen e unitetit te brishte te Irakut. Kryeministri Haider Al Abadi, konsiderohet nga analistet se është favorit ne zgjedhje, por sidoqoftë, fitorja e tij nuk është aspak e sigurt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë