E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Irak, policia sulmon me armë protestuesit

Forcat irakiane të sigurisë këtë të dielë qëlluan me armë në një përpjekje për të shpërndarë protestuesit, duke plagosur disa prej tyre në kryeqytetin e vendit Bagdad si dhe qytetin Nasirija

 

Protestuesit kërkojnë ndryshim të klasës politike, rritje të mundësive për punësim e kujdes shëndetësor, më shumë siguri si dhe dhënien fund të varfërisë ekstreme e korrupsionit që ka përfshirë vendin në shkallë të gjerë.

 

Reklamë

Ndërkohë një ditë më parë kleriku i njohur Muqafa al-Sadr bëri të ditur se nuk do t’i mbështesë më tubimet që po zhvillohen prej katër muajsh në Irak të cilat kanë kërcënuar status quo-në. Disa orë pas këtij vendimi njerëzit e al-Sadr, të cilët ishin ndër përkrahësit më të fortë të protestuesve, u larguan nga kampet me çadra, të ngritura në qendër të Bagdadit.

 

Protestuesit e kishin parashikuar se pa mbështetjen e klerikut a-Sadr, do të sulmoheshin nga milicia dhe divizione të forcave të sigurisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë