Apple konfirmoi se celularët iPhone 12 do të jenë të parët që do të punojnë në rrjet më të shpejtë 5G. Apple tha se kishte testuar pajisjet e saj me shpejtësi maksimale 5G dhe një film 20 giga 4K mund të shkarkohet teorikisht në rreth 45 sekonda.

 

“5G do të sjellë një nivel të ri të performancës për shkarkime dhe ngarkime, transmetim video me cilësi më të lartë, lojëra më të shpejta, ndërveprim në kohë reale dhe shumë më tepër”, tha shefi ekzekutiv Tim Cook.

 

Sidoqoftë, ai paralajmëroi që përvojat e përdoruesve do të ndryshonin nga rrjeti dhe rajoni dhe rrjeti 5G nuk do të aktivizohet gjithmonë.

 

“Aftësia e iPhone 12 për të kaluar mes 5G dhe 4G kur konsumatori ka nevojë, në mënyrë që të ruajë baterinë, nënvizon se lidhja 5G nuk është e nevojshme gjithë kohën për konsumatorët.”

 

 

Kompania gjithashtu ka përfshirë një model të ri “Mini” që ka një ekran më të vogël. Po ashtu, iPhone 12 do të vijë pa karikues dhe kufje në kuti. Ai do të ketë edhe një ekran më të madh se më parë dhe një sensor të ri që do të ndihmojë për fotografitë në dritë të ulët.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *