E premte, 18 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Inzaghi: Kundër Napolit duhet Interi më i mirë

Ilustrim · Vizion Plus

“Nesër do të jetë një ndeshje e bukur, përballemi me ekipin që është në krye të kampionatit.

Conte i ka dhënë organizim të shkëlqyer skuadrës që është shumë e fortë dhe ka shumë cilësi, do të duhet një Inter shumë i mirë për të bërë maksimumin para fansave tanë”.

Kështu e paraqet Simone Inzaghi supersfidën e mbrëmjes së dielës në San Siro ndaj Napolit.

“Ne po përgatitemi të luajmë një ndeshje të madhe, duke u përpjekur të rikuperojmë energjinë fizike dhe mendore, tani na duhet përpjekja e fundit kundër Napolit”, tha ai për InterTV.

“Kemi pasur disa probleme në rotacion në këto ndeshje sepse kemi humbur disa lojtarë, por ka besim të madh.

Jam shumë i lumtur që kam një grup solid, djemtë punojnë gjithmonë me buzëqeshje dhe për mua është një shenjë e mirë. Jam me fat që kam shumë drejtues në ekip që më ndihmojnë mua dhe stafin çdo ditë”.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh