Subscribe

Këtë të mërkurë u hap këndi i maturantit në portalin U-Albania, ku në kohë reale mund të ndiqet procesi i renditjes së dhjetëra programeve studimore.

 

Nëse dega rezulton me ngjyrë jeshile, afati i regjistrimit është 48 orë, në të kundërt vendi fitues i kalon maturantit tjetër në listën pritëse. Ndërkohë, ngjyra e verdhë nënkupton se gjithashtu jeni fitues, por duhet të prisni përfundimin e fazës për t’u regjistruar.

 

Deri tani, degët inxhinierike qëndrojnë në krye të listës së preferencave të maturantëve të këtij viti. Ndërkohë, referuar Rrjetit Akademik Shqiptar, vendin e dytë e zë universiteti i Mjekësisë dhe i treti fakulteti i Ekonomisë.

 

Sa i takon interesit për mësuesisë, drejtori i RASH Arjan Xhelaj nënvizon se ka pësuar një rritje të lehtë, kryesisht nga maturantë me mesatare të lartë.

 

Ndërkohë, aplikimet për 35 degët prioritare, të shpallura si të tilla nga qeveria, dhe për shkollat profesionale nuk kanë ndryshuar krahasuar me një vit më parë.

 

Drejtori i RASH i kërkon që maturantëve që nuk janë shpallur fitues të mos shqetësohen. Ai sqaron se ka kuota për të gjithë dhe se me përfundimin e regjistrimeve të para, studentët në listën pritëse do të shpallen fitues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *