Subscribe

 

 

Shqipëria do të përfitojë ekonomikisht nga investimet e huaja, pasi të jenë të bindur se drejtësia funksionon. Sekretarja e shtetit për çështjet Ekonomike të Zvicrës, tha për Vizion Plus, se besimi tek mirëfunksionimi i gjyqësorit shqiptar, do afrojë më shumë sipërmarrësit e huaj.

 

 

 “Reforma në drejtësi do të thotë që sistemi gjyqësor do të funksionojë e do punojë në mënyrë efeciente dhe kjo është e rëndësishme për kompanitë investuese, jo sepse ditën kur ato mbërrijnë do të ketë diçka me gjykatat, por kur mund të keni ndonjë problem, ata e dinë se sistemi gjyqësor funksionin. Dhe kjo është e rëndësishme për to.”

 

Përfshirja e Shqipërisë në tregun europian, sipas sekretares zvicerane është e rëndësishme, pasi kështu mund t’i paraprihet edhe vetë integrimit në Bashkimin Europian.

 

 

 “Ne kemi një marrëdhënie të veçantë me BE-në. Ne jemi  shumë të integruar ekonomikisht. Kështu që kjo është ajo që ju do të prisni për Shqipërinë, të integroheni ekonomikisht. Ne kemi disa arsye se përse nuk jemi anëtarë të BE-së, por sigurisht që ne jemi padyshim një vend shumë europian. Jam e sigurt se nëse ju vazhdoni reformat me këto hapa dhe nëse integroheni në tregun europian, kjo do të jetë patjetër një incentivë e rëndësishme, në mënyrë që të rriteni dhe që të siguroni që do të jeni pjesë e bashkësisë evropiane.”

 

Po në cilat sektorë duhet të përqendrohet më shumë qeveria shqiptare, për të pasur rritje ekonomike?

 

 

 “Mendoj se të gjitha reformat e ndërmarra janë të rëndësishme. Për integrimin europian duhet bërë çdo gjë për plotësuar kriteret, që sigurojnë mirëfunksionimin e sistemit gjyqësor, përmes reformës në drejtësi. Këto sigurojnë zhvillimin në infrastrukturë dhe forcimin e strategjisë në sektorin energjetik. Të gjitha luajnë rolin e tyre së bashku në grup, nuk mund të themi se cila reformë është më e rëndësishme. Por nëse doni të tërhiqni më tepër investitorë të huaj, duhet të ketë një kuadër ligjor që funksionon mirë, në mënyrë që investimet të vijnë.”

 

Zvicra është një ndër kontributorët më të mëdhenj në Shqipëri që pas viteve 90. Mbështetje do të vijojë edhe në 4 vitet e ardhshme, përmes një buxheti prej 105 milionë franga zvicerane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *