E mërkurë, 7 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Investimet strategjike, përshpejtuan rritjen ekonomike në Shqipëri

Investimet strategjike, nga ndërtimi i Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP) dhe i Hidrocentraleve mbi Lumin Devoll, përshpejtuan rritjen ekonomike në Shqipëri, vlerëson Banka Botërore në raportin e saj periodik mbi ecurinë e ekonomisë në gjashtë vendet e Europës Juglindore.

 

Reklamë

“Në Shqipëri, investimi qe burimi kryesor i rritjes ekonomike me 3,5% gjatë vitit 2016″, citon BB.

 

Hidrocentralet e kaskadës së Devollit p.sh., kanë një vlerë të përgjithshme investimi prej mbi 500 milionë eurosh, e barazvlefshme me 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.Ndersa Gazsjellësi Trans-Adriatik është një rast akoma më i drejtpërdrejtë investimi. Mbi 1 miliardë euro punime ndërtimi do të kryhen në Shqipëri për këtë projekt, duke dhenne impakt te dreteperdrejte ne zhvillimin e vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë