Subscribe

Ndryshe nga çdo vit zgjedhor, investimet publike të qeverisë kanë shënuar një rënie drastike. Duke ju referuar të dhënave fiskale të Ministrisë së Financave,  investimet kapitale në raport me planin vjetor rezultojnë të jenë realizuar në masën 24 %.

 

Për gjithë vitin 2019, qeveria ka planifikuar të investojë në rrugë, ujësjellës, arsim apo shëndetësi, rreth 90 miliard lekë, por për 5 muajt e parë janë shpenzuar vetëm 22 miliardë.

 

Duke ju referuar të dhënave mosrealizimi më i madh ka ardhur nga investimet me financim të huaj. Por edhe ato nga buxheti i shtetit nuk janë realizuar në masën e programuar. Zyrtarisht Ministria e Financave nuk jep një shpjegim lidhur me ecurinë e investimeve.

 

Përgjithësisht ritmi i investimeve publike në muajt e parë është i ulët pasi në fillim të vitit kryhen procedurat e tenderave si dhe lidhja kontratave, duke i spostuar investimet në gjysmën e dytë të vitit. Por pavarësisht këtij fakti, investimet publike mbeten në nivele të ulëta.

 

Duket se vëmendja më e madhe po fokusohet tek investimet me partneritet-publik-privat. Dy kontratat për rrugët Milot-Balldren si dhe Orikum-Dukat, me një vlerë gjysmë miliardi euro pritet të miratohen të martën në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Pavarësisht kundërshtive dhe debateve më të cilat janë shoqëruar këto dy kontrata lidhur me vlerën e lartë të tyre të financimit, qeveria duket e vendosur për t’i miratuar ato në seancën e radhës plenarë në datën 20 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *