Subscribe

Pas 26 vitesh  fermerët e Malësisë së Madhe nuk do të vuajnë më nga mungesa e ujitjes dhe kanaleve kulluese. Për vite me radhë ky kanal ka qenë inekzistent, duke sjellë vështirësi të mëdha për banorët e zonës. Kryeministri Edi Rama pasi ka pare nga afër punimet, u shpreh me këto investime do të marrë zgjidhje përfundimtare problemi i ujitjes.

“Projekti ynë këtë vit është projekti më i madh që është bërë ndonjëherë për ujin, qoftë për vaditjen, qoftë për kullimin. I ndarë në dy pjesë, një pjesë e ka qeveria nëpërmjet bordeve të ristrukturuara të kullimit. Tani kemi vetëm 4 borde të ndarë në 4 rajone të Shqipërisë dhe pjesën tjetër me Bashkitë. Po bëjmë gati edhe një flotë të re komplet për ujitjen dhe kullimin. Flasim për mjete të motorizuara. Do bëjmë faktikisht të mundur që këtë vit të kemi një zgjidhje thuajse përfundimtare të këtij problemi, sidomos në zonat ku ka më shumë zhvillim intensiv bujqësia.”

Kryeministri ka inspektuar edhe përfundimin e punimeve për Ujësjellësin e Gruemirës në Malësinë e Madhe qe do t’u shërbeje mbi 50 mijë banorëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *