E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Investimet për turizmin në Theth, fokusi pastërtia dhe rritja e cilësisë së shërbimit

Ndotja është një nga problematikat më të mëdha që ka vuajtur vitet e fundit një nga perlat e turizmit në alpet e Shqipërisë, parku kombëtar i Thethit.

E kur gjendemi në nisje të sezonit të verës, bashkia Shkodër që ka në administrim këtë njësi, ka vendosur shtimin e masave për të kapërcyer emergjencën që krijohet me mbetjet. Gjetja e një mekanizmi për të mos u përsëritur problematikat e sezoneve të shkuara, ishte në qendër te diskutimit me pronarët e bujtinave dhe operatorëve turistike.

Reklamë

Për drejtuesit vendorë me rëndësi është që pastërtia të jetë kryefjalë e këtij sezoni, ashtu si edhe rritja e cilësisë së shërbimeve.

Alpet shqiptare shënuan rekord vizitorësh në 2023 dhe parashikimet janë për tejkalim të numrit të turistëve vendas dhe të huaj edhe këtë vit. Prenotimet kanë nisur që në prill dhe duket se thethi do të jetë magjia e preferuar e aventurierëve të eksplorimit të maleve dhe natyrës së virgjër./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë