Qytetaret që preferojnë natyrën për të vrapuar apo për t’u ushtruar fizikisht kanë një tjetër hapësirë të dedikuar në kodrat e Parkut të Liqenit. Bashkia e Tiranës, ka nisur ndërtimin e këndit të tretë të forcës

 

“Jam shumë i lumtur që në prag të Maratonës së Tiranës (15 Tetor) po shtojmë terrenet sportive në qytet. Kjo është një zonë e parkut të liqenit, ku fillimisht u ndërhy për të prishur një pjesë të madhe të kafeneve, pranë universitetit të Gjeologji-Minierave, e cila frekuentohet kryesisht nga sportistët elitarë; pra, nëse pjesa jugore e parkut është më e frekuentuar nga amatorët, këtu vijnë kryesisht ekipe sportive të cilat bëjnë trajnim profesionist, do të thotë që kanë nevojë për paralele, për mjete të tjera të forcës dhe besoj që zëvendësimi i kafeneve me terrenet sportive, është një investim në drejtimin e duhur të Tiranës.”

 

Duke u ndalur te evenimenti më i madh sportiv, Maratona e Tiranës që zhvillohet më 15 Tetor, Veliaj theksoi se deri më tani ka patur një interesim shumë të madh per t’u bere pjese e saj.

 

“Jam shumë entuziast që kemi pasur një rekord të regjistrimeve për Maratonën e Tiranës, vetëm të huaj kemi mbi 1000 vetë që do të vijnë nga Afrika e Largët, Amerika Latine, Europa po e po, por edhe nga Azia. Kjo do të thotë që është inkurajim akoma më i madh për ata vrapues dhe për ata që përqafojnë jetën e shëndetshme në Shqipëri.”

 

Këndi qe ka nisur te ndërtohet parashikon të vendosen 6 module force të veçanta, përfshi paralele e mjete të tjera stërvitje. Ai do të jetë i rrethuar gjithashtu me një pistë vrapimi, si dhe do te pajiset me të gjitha aksesorët e tjerë që mundësojnë stërvitjen në çdo orë. Nuk do te mungoje as parkimi i biçikletave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *