E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

“Investimet nga taksat e qytetarëve”

Të gjithë banorët e njësisë numër dy në kryeqytet, e cila përshkon perimetrin e Liqenit të Tiranës, tashmë do të kenë një rrugë të re. Shumica e shtëpive në këtë zonë janë ndërtuar pas viteve 90’ dhe infrastruktura e dobët ka sjellë vështirësi dhe largësi mes kësaj zone dhe qendrës së qytetit.

“Kjo është një lagje e re me qytetarë që kanë ardhur pas viteve ‘90, që kanë ndjekur procesin e legalizimit gjatë këtyre viteve, sot u shtohet vlera e pronës. Por, veç kësaj, në këtë rrugë kalojnë qytetarë që dikur ndiheshin sikur jetonin në fshat dhe nga sot do të kenë një hapësirë shumë më dinjitoze.”

E gjithë kjo punë tha kryebashkiaku i Tiranës po bëhet fale taksave dhe tarifave që qytetarët kanë filluar të paguajnë për ujin, parkingjet, hapësirat publike.

“Dy janë mundësitë, ose merremi me llafe, me shpifje, me debate shterpë, pa dobi, ose i fokusohemi te puna. Motoja e Bashkisë së Tiranës është më mirë fokus te puna, sepse puna flet më shumë se shpifjet e sharjet. Shqiptarët kanë kaluar një kohë keqqeverisje në Tiranë, ku kultura e politizimit të bashkisë, e shpifjeve, sharjeve dhe e debatit politik, kishte eklipsuar axhendën e qytetit.”

Reklamë

Veliaj tha se Bashkia nuk po punon vetëm qendrën dhe zonat rreth saj, por për çdo lagje të kryeqytetit.

 

Më shumë video

Reklamë