E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Investimet në zonën e Shkozës

Nga një zonë krejtësisht informale, e lënë pasdore, ku pluhuri dhe balta mbizotëronin në çdo kohë, blloku i banimit prej 5.1 ha në zonën e re të Shkozës, është shndërruar në një hapësirë model urbane. Kreu i Bashkisë Erion Veliaj, inspektoi përfundimin e punimeve.

 

 “Kjo lagje quhet lagja e ‘Shkretëve’ dhe në fakt, fjala e shkretë i shkonte fare mirë sepse ishte një hapësirë me dhe, llucë, baltë, e zhytur terr dhe kaos urban. Sot lagja ka pësuar një transformim të madh. Kaluam nga dheu në asfalt, nga terri në ndriçim LED, nga kaosi në sinjalistikë moderne, nga mungesa e ujit dhe e plehrave mullar, në një situatë ku lagja ka rrjetin më modern të mbledhjes së mbeturinave në qytet. Pra, si dita me natën.”

 

Reklamë

Veliaj theksoi se ky është një tjetër premtim i mbajtur dhe tregon se përmirësimi i jetës së qytetarëve është një qëllim i përhershëm i Bashkisë Tiranë, që nuk varet nga sezonet politike.

 

 “Nuk pritëm të vijnë zgjedhjet, ato janë një vit e gjysmë larg. Nëse fjala jepet duhet të mbahet. Më vjen mirë edhe për bashkëpunimin që patëm me qytetarët. Ky ka qenë një dimër i jashtëzakonshëm me shira dhe fakti që, në kohë rekord, fill pas shirave, arritëm të rikuperonim ditët e humbura prej motit, më bën të ndihem shumë krenar për stafin e Bashkisë së Tiranës dhe për të gjithë ata që kontribuojnë, duke filluar nga deputetja, administratorja, këshilltarët”

 

Investim i Bashkisë së Tiranës ka përfshirë ndërtimin e 22 rrugëve të bllokut. Krahas punimeve është bërë pajisja e zonës me rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza e të bardha.

Më shumë video

Reklamë