Subscribe

Nje tjetër bllok banimi ne kryeqytet, ka marre vëmendjen e bashkisë per rikualifikimin urban. Behet fjale pranë Drejtorisë se Doganës ne zonën e Laprakes. Ne hapësirën prej 34 hektarësh, po ndërtohen 35 segmente rrugore, ndërsa paralelisht po zbatohet edhe projekti per shtirjen e rrjetit te ri te ujësjellësit. Per kreun e bashkisë, rehabilitimi i kësaj zone do te jete me standarde te larta urbane. Nga ky investim, do te përfitojnë rreth 6 mije banore te zonës, te cilëve Veliaj u beri thirrje qe t’i ruajnë ambientet e përbashkëta. Me planin e ri vendor, bashkia do te vendose me tej per investime te reja, duke u fokusuar edhe tek zona e ish-Aviacionit, apo hyrja ne autostrade.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *