Subscribe

Dyzetmijë banorë dhe biznese në zonën e Spitallës dhe Durrësit të Ri nuk do të kenë më probleme me furnizimin me energji elektrik. Kjo sipas kryeministrit Rama falë një investim prej 6,5 milionë dollarë në rrjetin ekzistues.

“Këto investime të mëdha që po bëhen sidomos në zona të vështira janë rezultat i bindjes që po nuk u paguan dritat, nuk mundet të ketë shërbim as me drita, as me fatura si duhet, as me sportele si duhet. Faktikisht, për shkak se në këtë zonë filloi shlyerja e borxheve, filloi pagesa e rregullt, por bëhet një investim që po i jep fund problemit të furnizimit me energji dhe të gjithë zonës”.

Kryeministri Rama informoi banorët se shpejti do të hiqet aforfeja, problem i trashëguar prej vitesh.

“Ne do t’i qëndrojmë edhe një zotimi shumë të rëndësishëm që brenda muajit qershor do të heqim aforfenë. Nuk do të ketë më fatura aforfe që janë një problem i madh, por një problem të trashëguar për shkak se historia u bë “o burra kush të vjedhë, kush t’ia hedhë tjetrit”. Ju ia hidhnit shteti, shteti ua hidhte juve dhe u bë bërllok. Ajo që po ndodh është një kthesë e madhe. Sigurish ka akoma punë të mëdha, jemi shumë larg stacionit ku duhet të mbërrijmë, sepse ia kemi hedhur njëri tjetrit 20 e ca vjet.”

Ndërkohë në qytetin e Durrësit janë instaluar 6500 matës dhe brenda qershorit do vendosen edhe 1400 të tjerë. Deri më tani në këtë zonë ka përfunduar shtrimi i mbi 130 kilometra linjë e tensionit të mesëm 20 Kv. Rrjeti i ri eliminon luhatjet e theksuara të tensionit që jo rrallë ka shkaktuar dëme në pajisje, si dhe zvogëlon humbjet.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *